Madonna, këngëtarja më e dëgjuar e dhjetëvjcarit
Londër, 8 prill - Kompania britanike Ppl që punon me të drejtat muzikore në Angli, ka publikuar disa të dhëna, sipas të cilave, Madonna është këngëtarja më e dëgjuar e dhjetvjecarit të fundit në Britaninë e Madhe.
Me këto të dhëna, ajo mposht legjendarët Beatles dhe Robbie Williams. Vendin e katërt e mban grupi i muzikës rock, Queen.
Presidenti i Ppl, Fran Nevrkla, renditja është ideuar në bazë të të drejtave të shpërndarjes të paguara nga lokalet publike si diskotekat, baret, pub-et, radiot dhe televizionet. Kjo është një surprizë e hidhur për fansat e Beatles.