Madonna këndoi në mbështetje të Pussy Riot
Moskë, 9 gusht - Madonna këndoi një nga hitet e veta më të famshme "Like a Virgin" në koncertin e mbrëmshëm në Moskë me maskë të zezë në fytyrë, me të çara vetëm për sytë, dhe me fjalët Pussy Riot të shkruara me flamaster të zi direkt në kurrizin e saj.
Para kësaj Madonna mbajti në stadiumin moskovit "Olimpik" në fjalim pothuajse 10-minutësh.
Ky qëndrim i yllit amerikan nuk është miratuar nga të gjithë: më parë Sir Elton John e quajtur Madonna striptizere panairesh.
Kurse në mbëmjen e së martës aktivistët e Lëvizjes orthodhokse rinore Georgievtsy zhvilluan një piketë para hotelit ku u akomodua këngëtarja.
Sot në gjykatën Hamovniçeski (Khamovnichesky) në Moskë do të bëhet e ditur data e shpalljes së aktgjykimeve për anëtaret e punk grupit Pussy Riot.