Madonna fillon një turne për të promovuar albumin e ri Rebel Heart
Los Angeles, 3 mars - Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, do të fillojë një turne ndërkombëtar për të promovuar albumin e ri, Rebel Heart.
Sipas kompanisë që ia promovon albumet e saj, Live Nation, Madonna do të filloi turneun me koncertin që do e mbaj në Arenën e American Airlines në Miami.
Ky koncert do të mbahet më 29 gusht, përmes së cilit fillon turneu, pjesa e paraparë për SHBA-të.
Në kuadër të këtij turneu përfshihen edhe koncerte në New York, Boston, Chicago, Philadelphia, Vancouver, San Huan dhe Puerto Rico.