Madonna emocionohet gjatë turneut në Stokholm
Stokholm, 16 nëntor - Madonna nuk mundi ti ndalë lotët gjatë koncertit të saj të parë Rebel që nga sulmi terrorist në Paris.
Derisa ishte duke performuar në Suedi të shtunën, këngëtarja 57 vjeçare e ndau një mesazh prekës me publikun në Stokholm duke kërkuar nga ata që të ngriten në këmbë dhe të bëjnë një minut heshtje për viktimat e sulmeve që thyen shumë zemra.
\"Ka qenë shumë e vështirë për mua që të performoj sonte dhe të mos e harroj atë që ndodhi dje. Më duhet ta shfrytëzoj rastin për të kujtuar tragjedinë, vrasjet tragjike dhe përfundimin e pakuptimt të jetërave të çmueshme që kanë ndodhur mbrëmë në Paris, tha ajo në një video që u postua në YouTube nga menaxheri i saj të shtunën.