Madonna do të performojë për 1 milion dollarë në Eurovizion
60-vjeçarja thuhet se ka rënë dakord të bëjë një paraqitje në ngjarjen vjetore që do të mbahet në Tel Aviv në maj.
Madonna do të performojë dy këngë – një nga hitet e saj dhe një këngë të re – dhe kjo e bën atë një nga rezervimet më të shtrenjta.
Besohet se superstari tashmë ka rënë dakord me producentët e konkursit, sepse kënga që ajo planifikon të debutojë përmban një mesazh politik.
Performanca në Eurovizion do të jetë shfaqja e katërt për Madonna në Izrael.
Kjo pasi nëna e gjashtë fëmijëve, ka kryer më parë koncerte në vitin 1993, 2009 dhe 2012.