Madonna do të braktisë muzikën
SHBA, 12 maj - Madonna është mbretëresha e muzikës Pop. Për një prej yjeve të muzikës së viteve 80-të, e cila edhe sot gëzon një famë të jashtëzakonshme, duket se ka ardhur ora që ta lërë muzikën.
Në moshën 52-vjecare, zonja Louise Veronica Ciccone nuk ka më kohë për të bërë këngëtaren.
Gjatë një interviste për revistën \"Interview\", Madonna, e cila për momentin është shumë e impenjuar në rolin e saj si regjisore kinematografike, ka bërë të ditur se nuk ka më as kohë dhe as energji për t\'iu dedikuar muzikës.
\"Nuk kam qenë shumë e përqendruar me muzikën, sic duhet të isha, sepse filmi më ka marrë të gjithë kohën e mundshme\", u shpreh Madonna.