Madonna bëhët nervoze për performancen në Super Bowl
Londër, 3 shkurt - Po pritet me padurim performanca e Madonnës për Super Bowl, e cila është në program më 5 shkurt.
Ndihem tepër nervoze si asnjëherë tjetër, - ka qenë ky komenti i këngëtares për CNN, e cila do të këndojë Give Me All Your Luvin, këngën e saj të re të albumit MDNA që do të publikohet më 26 mars.
Nervozizmi është shtuar për këngëtaren dhe nga komenti i Elton John: Të mendojë për sinkronizmin e buzëve me këngën në playback.
Jam nervoze pasi bëhet fjalë për Super Bowl, apo e thënë ndryshe si ajo çka është e shenjtë për të gjithë Amerikën theksoi ylli i muzikës pop Perfomanca ime do të jetë diçka mes shfaqjes dhe një riti kishe: do të bëj një predikim për miliona persona dhe do të ketë një impakt të fuqishëm mbi ata.