Madonna, 700 mijë euro në vit për formën fizike
SHBA, 10 korrik - Madonna së shpejti mbush 52 vjec, por objektivi i saj është të tregojë 15 me pak.
Mbretëresha e muzikës pop i ka shpallur luftë moshës duke kaluar orë të tëra në palestër, duke mbajtur dietë të hekurt dhe herë pas herë duke bërë ndonjë ndërhyrje të vogël në fytyrë.
Ky përkushtim për veten i \'grabit\' Madonna-s një shumë parash prej rreth 700 mijë euro në vit dhe përllogaritjen e ka bërë \"Daily Mirror\".
Madonna përdor një locion trupi që kushton 600 euro (një kuti), krem mbrojtës nga dielli 1800 euro,(një copë) si dhe kremëra të ndryshëm kundër rrudhave që kapin një vlerë prej 75 mijë euro në vit.
Po nuk mbaron me kaq...Madonna nuk mund të pijë ujë normal, por gjithnjë e shoqëron një shishe apo gotë më ujë Kabbalah, që në vit kushton rreth 12 mijë euro.
Po ashtu përmendim edhe trajtimet e saj anticelulit që kapin vlerën e 24 mijë eurove në vit.
360 euro në orë për Joga
Po, po mos u habisni! Mbretëresha e pop shpenzon 360 euro në orë për jogan, ndërsa harxhon 190 mijë euro në vit për regjimin fitness.
108 mijë euro në vit shkojnë për shefin e saj të kuzhinës, që duhet t\'i përgatisë vetëm ushqime të vecanta për të.
Duke bërë këtë listë të gjatë shpenzimesh, nuk keni përse të mrekulloheni tepër me pamjen e Madonna-s...në fund të fundit ajo harxhon kaq shumë për te qenë në formë!