Madona sulmohet nga kritikët për filimin W.E.
Hollywood, 3 shtator - Mbretëresha e Pop-it, Madona sulmohet nga kritikët për filimin W.E..
Filmi më i fundit i super yllit të muzikës pop, është cilësuar nga kritikët si jashtëzakonisht i keq dhe josubstancial.
Filmi W.E me regji të Madonës u shfaq premierë në Festivalin e Filimit në Venecia dhe filmi menjëherë u përfshi nga notat negative.
Madona kohë më parë ka provuar veten si aktore, por në rolin e regjisores mesa duket ylli i Pop-it nuk shkëlqeu.
E përditshmja londineze The Times e ka cilësuar filmin W.E shumë qesharak. Filmi W.E u realizuar me regji të Madonna, shkruar nga Madonna dhe Alek Keshishian dhe me pjesëmarrje të yjeve Abbie Cornish, Natalie Dormer dhe Oscar Isaac.