Madona në kërkim të një vile pranë liqenit Maggiore
SHBA, 5 tetor - Një vilë tepër e madhe, luksoze dhe e mbluar nga gjelbërimi, në mënyrë të tillë që të garantojë privatësi por sigurisht me pamje nga liqeni.
Këto janë parametrat ideale të shtëpisë që është vënë në kërkim këngëtarja e famshme amerikane Madona në zonën e liqenit italian Maggiore.
Për momentin akoma nuk është bërë asgjë e ditur por duhet thënë se në kërkim është vënë një ekip i posaçëm për të gjetur shtëpinë e kërkuar nga Madonna, dhe tashmë mund të thuhet se ata janë në pritje të ofertës së saj.
Njoftohet se ata do të jenë në gjendje të përmbushin kërkesat e këngëtares, por gjithçka do të varet nga sasia e parave që do të shpenzojë ylli i popit.