Madona milionere ndërsa vëllai fukara jeton nën urë
Michigan, 24 tetor - Vëllai i madh i këngëtares së njohur amerikane Madona, 55 vjeçari Anthony Ciccone është i pastrehë dhe jeton poshtë urës së Traverse City-t, transmeton LF.
Në një histori të rrëfyer në Michigan Messenger, ku tregohet se si ky vend është shndërruar në një magnet të të pastrehëve, Ciccone është cituar të thotë se para një viti ka humbur punën në Suttons dhe që prej asaj kohe jeton në rrugë.
Familja më ktheu kurrizin sa herë kisha probleme. Gjithnjë më është bërë pyetje se si mundet që motra juaj është multimilionere, ndërsa ju i pastrehë dhe në rrugë? Kurrë mos thuaj kurrë. Kjo mund ti ndodhë kujtdo, tha ai, duke shtuar se jeton duke mbledhur shishe në rrugë, ndërsa shumicën e rasteve ushqehet nëpër kisha.