Madona kërkon të mos i dënojnë me burg tri femrat e Pussy Riot
Moskë, 7 gusht - Ylli i pop muzikës Madona, ka kërkuar nga autoritetet e Rusisë që të mos i dënojnë me burg tri femrat ruse pjesëtare të grupit Pussy Riot, që cilat janë në proces gjyqësor për shkak të një proteste kundër presidentit Vlladimir Putin, në një kishë në Moskë.
Madona i tha agjencisë AP, gjatë koncertit të saj në kuadër të turneut nëpër Rusi, se ajo është kundër censurës dhe shpreson se gjyqtari do të jetë i butë me to dhe se ato do të lirohem së shpejti.
Madona është e fundit nga disa këngëtarë ndërkombëtarë të njohur që kërkojnë lirimin e këngëtareve ruse, të cilat tash e pesë muaj gjenden në burg, të akuzuara për hulaganizëm.