Lumjetë Havolli me ekspozitë personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës
Prishtinë, 15 nëntor - Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon sot hapjen e ekspozitës personale e autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me... Or i Do it For You Only!?".
Artistja Lumjetë Havolli, përmes një rrëfimi tejet personal, na ballafaqon me metafizikën e lebetisë, ku shpresa dhe gëzimi marrin kuptimin e njëjtë, ku harmonia dhe çiltërsia, e bukura dhe e brishta identifikohen me njëra tjetrën duke gjetur kuptimin utopik të jetës së pashpresë, frikën nga ardhmëria dhe konfuzionin e botës njerëzore.
Ekspozita, e cila për kurator ka Genc Rezniqin, do të qëndroj e hapur deri më 2 dhjetor 2019.