Lumbardhi krijon hapësirë të re për prezantimin e kërkimeve dhe programeve
Prishtinë, 15 dhjetor - Lumbardhi sjellë Bllogun, platformë online për kërkimet dhe programet e Lumbardhit.
Bllogu synon zgjerimin e kërkimeve aktuale, duke gjeneruar diskutim dhe formësuar veten përmes kontributit te hulumtuesve, bashkëpunëtorëve dhe lexuesve.
Përqëndrimi i Fondacionit Lumbardhi gjatë dy viteve të fundit ka qenë në riorientimin programor që ka për bazë punën kërkimore dhe arkivimin e njohurive të gjetura.
Përkundër planeve për realizimin dhe shpalosjen e kërkimeveme në forma eksperimentale në hapësirën e Kino Lumbardhit, me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të publikut, kushtëzimet e shkaktuara nga pandemia e kanë riformatizuar mënyrën e ndarjes së këtyre kërkimeve në sferë digjitale.
Bllogu lansohet me tri linja kryesore: ‘Formimi i Kombit’, një studim lidhur me formimin e identitetit nacional turk gjatë Jugosllavisë socialiste, ‘Kinofigurimi’, kërkim mbi historinë e kinemasë në Kosovë dhe në regjion gjatë periudhës së modernizimit, ‘Ditari i dëgjimit’ që prezanton kultura të ndryshme muzikore dhe lista muzikore të kuruara enkas për një publik të kufizuar të Lumbardhit gjatë verës që lam pas, për t'u pasuruar me tutje me programe dhe kërkime të tjera që do të shpallen ndërkohë.
Publikimet e Bllogut do të ofrohen paralelisht në tri gjuhë: në gjuhën shqipe, turke dhe angleze.
Realizimi i Bllogut është përkrahë nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyrës Federale të Punëve të Jashtme Gjermane, Instituti Goethe dhe partnerë të tjerë.