Lopez shpërthen në lot përpara kamerave
Hollywood, 25 shkurt - Këngëtarja amerikane, Jennifer Lopez, humbi kontrollin dhe shpërtheu në të qara, ndërsa kuptoi se i preferuari i saj në American Idol duhet të largohej nga spektakli.
Portorikania është një antare e panelit prej tre persona në jurinë e programit të ngjashëm me Albanians Got Talent.
Ndërsa një konkurent i quajtur Chris Medina u eliminua, Lopez nuk mundi të përmbahej dhe shpërtheu në ngashërime.
Medina fitoi zemrën e Jennifer-it dhe publikut, me historinë e të fejuarës së tij Juliana, e cila pësoi dëmtime të parikuperueshme në tru në një aksident me makinë, pak përpara martesës së tyre në vitin 2009.
E lidhur me një karrige me rrota dhe me pajisje që e mbajnë gjallë, ajo ka nevojë sot për përkujdesjen 24-orëshe të nënës së saj dhe Medinës.
Megjithatë, ndërsa Chris nuk ishte aq i mirë sa për tu përfshirë në listën e 24 më të mirëve amerikanë, Jennifer nuk mundi të përmbante lotët, ndërsa tha live se nuk donte të bënte më punën e gjyqtares.
Ajo u ngushëllua nga gjyqtyrët e tjerë të panelit, Steven Tyler dhe Randy Jackson.