Lopez kthehet në panelin e American Idol
Hollywood, 12 korrik - Jennifer Lopez pritet të kthehet në panelin e American Idol duke iu bashkuar jurisë së përbërë nga Randy Jackson dhe Steven Tyler.
Krijuesja e hitit Jenny from the Block më herët kishte deklaruar se është duke shqyrtuar mundësinë që jetë pjesë e spektaklit të talenteve.
Ndërkohë, pas rinovimit të kontratave të Tyler dhe Jackson, një burim ka thënë për E! Online se së shpejti do të konfirmohet edhe Lopez si pjesë e panelit.