Lopez e turpshme rreth skenave seksuale
SHBA, 16 prill - Jennifer Lopez ka ndaluar burrin e saj Marc Anthony të jetë në xhirime kur ajo duhej të realizonte skenat seksuale për filmin "The Back-Up Plan".
Aktorja dhe këngëtarja duhej të xhironte disa skena dashurie për filmin e ri, në të cilin ajo luan rolin e një gruaje e cila dëshiron të mbetet shtatzënë, por e ka ndaluar burrit të saj Marc Anthony të jetë në xhirimet e këtyre pjesëve.
"Nuk doja ta torturoj djaloshin e gjorë. Ai nuk duhej të shikonte kur unë joshja një mashkull tjetër në tavolinën e kuzhinës. Personalisht nuk më pëlqen të realizoj skena dashurie aspak, pasi më bëjnë të ndjehem jo komforte", ka thënë Lopez.