Lohan: Skisha kohë të ktheja varësen
Los Angelos, 16 shkurt - 24 orë nuk janë të mjaftueshme në ditën e Linday Lohan ose të paktën kështu pretendon ajo.
Sipas një shkrimi të botuar sot në një revistë rozë amerikane, aktorja dëshironte të kthente mbrasht varësen e vjedhur me vlerën 2 500 dollarë, por nuk gjeti kohën e duhur për ta bërë këtë.
Një ndihmëse e aktores hollywood-iane deklaroi në polici se Lohan kishte vendosur të shkonte në argjendarinë në Los Angelos të nesërmen e ditës që u arrestua.
Dëshironte të kthente mbrapsht varësen, por ishte shumë e zënë në ditët në vazhdim dhe nuk gjeti kohën e duhur për të bërë këtë, deklaroi ndihëmsja sipas revistës TMZ.
24-vjeçarja, e cila në fillimin e janarit u lirua pas tre muajsh burgim, pagoi 40 mijë dollarë për të qëndruar e lirë gjatë zhvillimit të gjyqit për vjedhje, por ajo mund të përfundojë sërish pas hekurave.