Lohan bën vizatime në burg
SHBA, 20 gusht - Aktorja Lindsay Lohan kalon kohën e saj duke bërë skica dhe vizatime në rehabilitim. Lajmi është dhënë nga personi që po i rrimë pranë në këtë periudhë të vështirë të jetës së saj, nëna e aktores problematike.
Dina Lohan ka treguar se vajza e saj është duke bërë një progres të mirë qëkurse e la burgun dhe hyri në qendrën rehabilituese për një program trajtimi 90 ditor përderisa është duke i kaluar ditët duke vizatuar.
"Po, ajo është e mrekullueshme dhe ne ndihemi mirë për të. Lindsay momentalisht është shumë e zënë duke bërë skica", tha Dina.
"Ajo në këtë mënyrë iu është mirënjohës dhe është e lumtur për adhuruesit e saj. Ata i dërgojnë letra dhe karta dhe Lindsay i përgjigjet atyre dhe ne jemi të kënaqur për këtë" - u shpreh e ëma, Dina Lohan.
Lindsay ishte dënuar 90 ditë burgim në korrik për shkak se kishte thyer kushtet që i ishin përcaktuar asaj në vitin 2007, duke vizatuar nën ndikim të alkoolit dhe duke përdorë drogë.