Lohan akuzohet për vjedhjen e një varëseje
Los Angeles, 3 shkurt - Lindsay Lohan ka sërish probleme me drejtësinë. Aktorja është akuzuar kësaj radhe për vjedhje bizhuterish.
Policia e Los Angeles ka një mandat për kontrollin e shtëpisë së Lohan në Kaliforni pasi aktorja është fotografuar me një varëse të shtrenjtë e cila është raportuar si e vjedhur.
Një oficer policie tha: Lindsay akuzohet për vjedhjen e një varëseje shumë të çmuar. Ajo është fotografuar me këtë varëse në qafë dhe ne do kontrollojmë shtëpinë e saj.