Lisa Marie Presley kamariere
Rotherfield, 29 shtator - Ndonëse është vajza e mbretit të rock-ut, Elvis Presley-t dhe jeton në një rezidencë që përllogaritet diku tek 13 milion euro, Lisa Marie Presley gjen kohë për të punuar edhe në një kamionçinë shërbimi të ushqimit të shpejtë.
Banorët e Rotherfieldit, një qytezë në lindje të Suseksit në Angli u habitën kur panë 44-vjeçaren tu merrte dhe tu shërbente porositë e tyre.
Në fakt Lisa ndodhej në biznesin e familjar të dy miqve të saj anglezë për ti ndihmuar ata dhe jo për të nxjerrë ndonjë të ardhur.
44-vjeçarja u shpërngul në Angli 2 vite më parë së bashku me bashkëshortin e saj, duke braktisur plazhin, diellin dhe egoistët californianë, sic i quan. Ajo thotë se nuk është penduar për zgjedhjen e bërë.
Në Kaliforni jetova 17 vite dhe në 17 vjet nuk njihja ende fqinjët e mi. Vendosa të shpërngulem në Angli. Njerëzit janë më të ngrohtë, më të sjellshëm dhe moti me shi dhe i ftohtë më pëlqen. Të jem e sinqertë, ndoshta jam e vetmja që kam ardhur në Angli e shtyrë edhe nga klima, thotë Lisa për mediat britanike.