Lirohet sërish Lindsay Lohan
Los Anxhelos, 26 shtator - Aktorja Lindsay Lohan është liruar, vetëm pak orë pasi gjykata e dërgoi atë sërish në burg pasi dështoi në testin kundër drogës.
Ylli i filmit Mean Girls u lirua në orët e vona të ditës së premte, pasi kishte paguar një gjobë prej 300 mijë dollarësh, ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Sherifit në Los Anxhelos.
Gjyqtarja e Gjykatës Superiore, Elden Fox e kishte refuzuar pagimin e gjobës, por më pas vendimi i saj ishte kthyer në Apel.
Kjo është hera e tretë që Lohan hyn në burg për dehje, përdorim droge dhe dhënie e makinës në gjendje të dehur.
Tani ajo do të detyrohet të mbajë një monitor alkooli në kycin e saj dhe të qëndrojë larg dyqaneve që shesin pije alkoolike deri në seancën e ardhshme gjyqësore që do të mbahet më 22 tetor.