Lionel Richie me albumin e ri "Tuskegee"
Prishtinë, 7 maj - Këngëtari legjendar Lionel Richie ka kaluar pesë dekadat e fundit duke krijuar këngë të paharruara pop.
Siç njofton Zërit i Amerikës, Lionel po merr një shtegëtim të ri muzikor me albumin e tij të fundit Tuskegee.
Lionel Richie i kthehet origjinës së tij nga Jugu në albumin e tij të ri Tuskegee. Albumi përfshin 13 këngë të famshme të tij, këtë herë të interpretuara me disa nga yjet më të mëdhenj të muzikës Country.
Ata përfshijnë Little Big Town, Rascal Flatts, Tim mcGraw, Kenny Chesney dhe Jannifer Nettles e grupit Sugarland si dhe këngëtarët legjendarë country Kenny Rogers dhe Willie Nelson.
Secilit prej tyre iu dha të zgjidhnin këngën që dëshironin të interpretonin dhe Lioneli i inkurajoi ti këngonin këngët sikur të ishin krijimet e tyre.
Albumi e merr titullin nga qyteti i lindjes së këngëtarit. Ai përshkruan se si u rrit në Tuskegee të Alabamës.
Ishte ndoshta aq normale sa çmund të jetë jeta, veçse unë linda dhe u rrita në një kampus universiteti. Isha më shumë rreth akademikëve sesa kujtdo tjetër por e mira ishte se isha shumë pranë muzikës country. Muzika gospel, country dhe R&B ishin rreth meje në atë kampus të mrekullueshëm në Tuskegee.
Albumi Tuskegee u radhit i pari për nga shitjet dhe numri 2 në revistën Billboard 200. Shitjet në javën e parë arritën gati 199 mijë kopje, duke e bërë atë albumin më të mirë të Lionelit që nga viti 1986.
Promovimi i albumit Tuskegee përfshiu një ndalesë në festivalin Southwest në Austin të Teksasit. Disa mijëra njerëz morrën pjesë në shfaqje dhe për çudinë e Lionelit, një gjeneratë e re admiruesish të muzikës së tij ishte e pranishme. Kjo mund të mos kishte ndodhur në se Lioneli do të kishte dëgjuar disa ide që i dhanë për projektin e tij të fundit.
Pata shumë sugjerime nga njerëz në biznesin e regjistrimeve, nga miqtë e mi si Lionel duhet të bësh një album me Gershwin, duhet të nderosh Cole Porter apo Nat King Cale. Kurse vetë mendova përse të mos i rradhis këngët e mia me një variant country. Unë vetëm di si të jem unë. Nuk jam i mirë për rap. Në gospel jam qamet fare. Unë jam një djalë nga jugu. U mendova gjatë për këtë dhe mora përgjigjen e duhur.
Kënga e parë e albumit sjell bashkëpunimin e Lionelit me superstarin ndërkombëtar Shania Twain. Ajo është versioni country i hitit të vitit 1981 Endless Love.