02 Janar 2025

Linja ajrore australiane "Qantas" kundër Miranda Kerr

Canberra, 9 dhjetor - Supermodelja Miranda Kerr është shndërruar në objektin e kritikave të mijëra punonjëseve të agjensisë më të madhe ajrore australiane, "Qantas".

Së fundmi, 30-vjeçarja modeloi veshjet e reja të stuardesave të kësaj linje.

Veshjet u prezantuan gjatë dhjetorit në një ceremoni gala, në të cilat, siç mund të imagjinohet Miranda ishte e ftuara e nderit.

Megjithatë, ndërsa ish-bashkëshortja e Orlando Bloom njihet për format e saj sexy dhe të lakmueshme, jo të gjithë vajzat dhe gratë e "Qantas" kanë të njëjtat linja.

Në një protestë, gjatë së hënës, stuardesat e linjës kritikuan prerjet e veshjeve të tyre të reja, që janë tepër të ngushta në numrat e tyre dhe edhe për ato që mund të futen brenda kostumeve, modelet mbeten tepër të parehatshëm dhe të papërshtatshme për t'i mbajtur për punë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)