Lindsay Lohan, sërish në telashe
Los Angelos, 15 qershor - Pas përplasjes me një kamion që i shkaktoi probleme ligjore, tashmë është një fotograf ai që e ka denoncuar aktoren për përplasje me qëllim me automjetin e saj.
Ngjarja duket se ka ndodhur në vitin 2010 jashtë një diskoteke të Los Angeles. Fotografi Grigor Balyan e ka bërë denoncimin në janar të këtij viti.
Dokumentet e paraqitura në gjykatë janë publikuar në programin E! News dhe sipas tyre Baylan kërkon rreth 12 mijë euro për shpenzimet mjekësore dhe dëme të tjera.
Në aspektin profesional, Lindsay Lohan do të interpretojë Elisabeth Taylor në filmin e saj më të fundit me titull Liz And Dick, film që përqendrohet në marrëdhënien mes aktores së famshme dhe uellsianit Richard Burton.
25-vjeçarja po xhiron aktualisht filmin në Kaliforni. Rolin e Burton do ta interpretojë Grant Bowler.