Lindsay Lohan sërish në gjykatë
Los Angelos, 24 qershor - Aktorja e njohur, Lindsay Lohan, e cila është në arrest shtëpie për shkak të shkeljes së lirisë me kusht, sërish do të gjendet në gjykatë për shkak të testit pozitiv të alkoolit.
Lohan është urdhëruar që të paraqitet në një gjykatë në Los Angelos ditën e enjte.
Tabloidi TMZ shkruan se prokurorët do të kërkojnë heqjen e arrestit shtëpiak të Lohan, dhe transferimin e saj në burg.