Lindsay Lohan për 1 milion dollarë bën nudo për Playboy
New York, 25 tetor - Pas një viti të vështirë aktorja ka shitur imazhin për Playboy. Për më shumë se një herë Playboy ka tentuar të ketë në koopertinë Lindsay Lohan.
Dy vjet më parë Playboy ka ripropozuar Lohan të pozojë nudo për një shifër që ishtë parashikuar 750.000 dollarë, një shumë e konsiderushme pasi revista në këtë ishte në momentin e kizës së mediave amerikane.
Lindsay Lohan nuk e ka pranuar, pavarësisht se ka vendosur të pozojë për agjencitë fotografike, por jo foto seksi.
Por pas një viti burg, rehabilitimi, arrest shtëpie, shërbim të detyrueshëm civil dhe në fund revokim i sjelljes së pahijshme, koha për këtë vajzë ka ndryshuar.
Mediat rozë amerkianë flasin se më në fund Lohan do të shesë imazhin e saj nudo për Playboy, një numër i revistës që koleksionistët nuk do ta lënë tju shpëtojnë.
Shuma e vendosur pas disa negociatave është një milion dollarë për vetëm një shërbim fotografik.
Deri tani nuk ka asnjë konfrimim zyrtar dhe zëdhënësi i Lindsay shpjegoi: Unë nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj këtë, një shenjë se marrëveshja pothuajse është e vendosur.