Lindsay Lohan i kryen orët e shërbimit në komunitet
Nju Jork, 18 maj - Në fillim të këtij muaji gjykatësi Mark A. Young i tha aktores 28 vjeçare Lidsay Lohan se do të ketë pasoja nëse ajo nuk i përfundon 125 orë shërbimi në komunitet.
Urdhëri për të kryer punë në komunitet vjen pas problemeve që ajo ka shkaktuar si dhe përfshirjes në një aksident me veturë në vitin 2012.
Disa nga orët e para që ajo i kaloi në morgun e qytetit të Los Anxhelosit janë vlerësuar si jo valide nga ana e gjykatësit.
Lindsay duhet ti kryej orët e shërbimit në komunitet deri më 28 maj.