Linda Evangelista shpenzon 46 mijë dollarë në muaj për djalin
New York, 5 gusht - Të rritësh një fëmijë në ditët e sotshme është e kushtueshme, sidomos në periudhë krize globale.
Por mesa duket ish-top modelja Linda Evangelista nuk ka dëshirë që të ulë nivelin e standardit të jetesës dhe babait të fëmijës së saj i ka kërkuar plot 46 mijë dollarë në muaj që do të shërbejnë për shpenzime për djalin.
I ati i fëmijës është sipërmarrësi francez, Francois-Henri Pinault, i cili aktualisht është i martuar me aktoren Salma Hayek.
Katër vite më parë Pinault dhe Salma ishin në krizë dhe u ndanë. Pikërisht në këtë kohë sipërmarrësi pati lidhje me Evangelista-n, duke sjellë në jetë më pas djalin Augustin James, sot kater vjec.
Francois-Henri Pinault dhe modelja sot janë në gjyq, duke qenë se avokatët mendojnë se kërkesat e modeles janë jashtë logjike. Linda kërkon që për djalin e saj të ketë truproja, ditë e natë si dhe tre dado.
Po ashtu Linda kërkon të punësojë mësues gjuhe franceze dhe angleze, me qëllim që djali të flasë rrjedhshëm dy gjuhët, trajnerë sportesh, shofer personal, si dhe nje sasi parash te shpenzohen per pushime, veshje dhe per kurime.