Lily Allen i trembet një fundi si Winehouse
Las Vegas, 9 shtator - Lily Allen e cila është në pritje të një fëmije është shprehur se edhe ajo mund të kishte të njëjtin fund si Amy Winehouse.
Faktikisht kam marrë shumë mesazhe nga miqtë e mirë të cilët më shkruanin se ishin krenar që unë ishte ende këtu, që nuk kisha vdekur, tha Allen.
Këngëtarja 26-vjeçare thotë se ka kaluar shumë net nën shoqërinë e Amit dhe tregon se ajo preferonte më shumë të qëndronte në shtëpi duke marrë heroinë se sa të dilte prej saj.
Pse ndokush do të dëshironte një jetë në kaos? Nuk është me zgjedhje kjo gjë, ka shtuar Allen duke dëshmuar se edhe ajo i trembet një fundit si Winehouse.