Lily Allen bëhët mama
New York, 29 nëntor - Lily Allen, 26 vjeçe, më në fund ka kurorëzuar ëndrrën e saj për tu bërë nënë. Këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj Sam Cooper janë bërë prindër pasi ka lindur vajza e tyre e parë.
Zëdhënësi i prindërve të rinj nuk e ka konfirmuar lajmin, por në Twitter janë të shumtë mesazhet e urimeve që i janë dërguar Lily nga ana e miqve më të afërt.
Allen është martuar me Sam Cooper, një piktor i njohur në Angli, më 11 qershor. Me njoftimin e martesës ka ardhur menjëherë dhe lajmi i shtatzënisë.
Për Lily gëzimi duhet thënë se ishte i dyfishtë, madje i trefishtë: para kësaj shtatzënie këngëtarja ka bërë dy aborte.
Një në vitin 2010 ku ka humbur djalin kur ishte shtatzënë prej 6 muajsh dhe tjetri në 2008, kur ishte e fejuar me Ed Simons, pjesëtar i grupit Chemical Brothers.
Pas një periudhe të errët në jetën e saj për sa i përket këtij aspekti më në fund ka ardhur dhe lajmi i gëzueshëm.