Lil Wayne lirohet nga burgu
New York, 5 nëntor - Reperi Lil Wayne është liruar nga burgu pasi kaloi tetë muaj të dënimit.
Superylli ishte mbyllur në burgun e ishullit Rikers të New York-ut, pas posedimit të armëve pa leje në vitin 2007.
Zyrtarët e burgut thanë se ia kanë zgjatur reperit edhe për një ditë burgimin, nga 4 nëntori deri në 5 nëntor, për shkak të thyerjes së rregullave.
Sidoqoftë, tani Lil Wayne është liruar dhe pritet që shumë shpejtë ta lançojë albumin e tij të ri.