Lidhja e Rihannës me djalin e Sarkozy
Paris, 6 maj - Thashetheme të bujshme kanë dalë gjatë turit të Rihannës në Francë. Pikërisht, ka nisur të flitet për një lidhje mes djalit të presidentit të Francës, Pierr Sarkozy dhe këngëtares me ngjyrë.
Ata duhet të jenë parë së bashku ditët e fundit pikërisht në Paris, gjatë xhirimit të videos së fundit të këngëtares, \"Te amo\", ku merr pjesë edhe top-modelja dhe aktorja franceze Laetitia Casta.
Pierr, për më tepër është edhe një prodhues i muzikës \"rap\", botë në të cilën njihet me nofkën si Mosey.
Vetëm prania e Pierr Sarkozy në sheshxhirimin e klipit është dashur dhe menjëherë kanë filluar thashethemet: thjesht ka shkuar si fans, apo ka diçka më shumë?