27 Dhjetor 2024

Liderja e Pussy Riot kthehet në qeli

Moskë, 7 shkurt - Nadezhdna Tolokonnikova, liderja e grupit Pussy Riot që u dënua me dy vjet burg për një këngë kundër Putin në katedralen e Moskës, është kthyer në qeli pas një kontrolli mjekësor në një spital për të dënuarit.

23-vjeçarja ishte ankuar se ndjente stres dhe lodhje nga jeta e burgut, por tani ajo është kthyer në ambjentet e vuajtjes së dënimit dhe do të rifillojë punën e detyruar.

Ndërkohë, avokatja e grupit, Irina Khrounova ka bërë të ditur se ka depozituar një apel në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të denoncuar shkeljen e të drejtave themelore në proçesin gjyqësor, ku vajzat u dënuan me dy vjet burg.

Mes të drejtave që sipas avokates janë shkelur, janë edhe ato për një proçes të barabartë, për lirinë e shprehjes dhe për mbrojtjen nga torturat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)