Libri Guinnes, pas Biblës dhe Kuranit
Londër, 30 gusht - Ideja për Librin e rekordeve Gines është e sër Hju Bijver (sir Hugh Beaver) shefit të fabrikës për prodhimin e birrës Guinnes. Para 60 vjetësh, më 27 gusht 1955 në treg doli libri i parë i rekordeve dhe menjëherë u bë bestseller në Britaninë e Madhe.
Edhe sot pas Biblës, Kuranit dhe Citateve të Mao Ce Dunit, ai mbetet libri më i botuar në botë me të drejta autori. Ky koleksion mbledh jo vetëm arritjet e mëdha të njeriut, por edhe ekstremet e botës natyrore.