04 Janar 2025

LDK: MKRS-ja me suficitin më të lartë

Prishtinë, 4 shkurt - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) shpreh shqetësimin e saj për suficitin shumë të lartë të buxhetit për investimet kapitale në kulturë, rini e sport dhe sidomos për joseriozitetin dhe papërgjegjësinë e Ministrit të Kulturës, i cili këto ditë provoi që këtë mbetje ta “rishesë” si rritje të buxhetit për institucionet e kulturës.

\"Ne kemi gjetur se nga buxheti i MKRS-së për vitin 2013 për investimet kapitale, i cili ka qenë gjithsej 9,582.683,00 euro, kjo ministri i ka shpenzuar vetëm 5.775.000.00, ose diç më pak se 60 për qind. Ky shpenzim është jashtëzakonisht i vogël, kur dihet që infrastruktura e kulturës është në gjendje të pakënqashme.\"

\"Ne vlerësojmë se teprimi (suficiti) prej afro 50 për qind e buxhetit të paraparë për investime kapitale gjatë vitit tregon paaftësinë menaxhuese të kësaj ministrie, mosrealizim të politikave të MKRS-së, si dhe keqemenaxhimin nga ana e udhëheqësve të saj\", vlerëson LDK.

Opinionit publik po ia paraqesim vetëm disa nga dështimet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve në realizimin e buxhetit për investime kapitale”:

Kultura: Buxheti për investime kapitale ka qenë: 3.000.000.00 euro, janë shpenzuar 1.357.280.00, ose 44 për qind. Rasti më i dukshëm është projekti i Teatrit dhe Operas “Dr.Ibrahim Rugova”, për të cilin në buxhetin e vitit 2013 qenë planifkuar 1.000.000.00 (një million euro), nga të cilat nuk është shpenzuar asnjë cent.

Sporti: Për investimet kapitale në sport për vitin 2013 kanë qenë të planifikuara 7.945.000.00 euro, ndërsa janë shpenzuar 4.453.000.00, ose më pak se 53 për qind.

Rinia: Buxheti për ivestime kapitale në këtë fushë ka qenë 150.000.00, nga të cilat nuk është shpenzuar asnjë cent, ose 0 për qind.

LDK-ja është e pakënaqur me qasjen që stuktura udhëheqëse në Ministrinë e Kulturës vazhdon ta ketë ndaj vetë rolit të institucionit qeverisës në të cilin është vendosur pa meritë, si dhe ndaj kulturës, rinisë dhe sporteve.

Kjo strukturë vazhdon ta shohë ministrinë si qendër për shpërndarjen e buxhetit, duke e harruar rolin e saj në krijimin e një vizioni të qartë për zhvillim.

Ajo e ka shpërndarë buxhetin për institucionet, por nuk e ka analizuar (ngase nuk e ka të njohur) rrugën për zhvillimin e jetës kulturore në vend. Sot po jua ofrojmë shembullin e shpërndarjes së buxhetit për institucionet e arteve skenike.

Ndarja e buxhetit për institucionet e arteve skenike nga MKRS-ja, ngjashëm me vitet e tjera, edhe në këtë vit nuk ka shënuar ndonjë rritje thelbësore që do të ndikonte drejtpërdrejt në mbështetjen e programeve të këtyre institucioneve për këtë vit. Në disa institucione rritja është simbolike dhe nuk është garanci për zhvillim më të hovshëm të jetës skenike, teatrore e filmike në Kosovë.

Rritja për Teatrin Kombëtar është simbolike, nga 300 mijë sa ka qenë vitin e kaluar në 330 sivjet. Edhe këtë vit, siç është bërë tashmë traditë nga MKRS-ja, nga ndarja buxhetore kanë mbetur jashtë teatrot profesioniste të qyteteve: Pejë, Gjakovë, Gjilan, Prizren, Ferizaj e Mitrovicë.

Ligji aktual për Teatrin në Kosovë nuk e ndalon MKRS-në që të subvencionojë këto teatro në mënyrë që të mos i lë në “mëshirë” të komunave.

Ftesa e MKRS-së për këro teatro që të konkurojnë me projekte në konkursin e përgjithshëm vjetor për mbështetjen e projekteve kulturore e artistike nuk është zgjidhje. Zakonisht kjo rezulton me mbështetje të projekteve të këtyre teatrove në shumën jo më shumë se 10 miijë euro.

LDK-ja angazhohet që në qeverisjen e saj teatrot profesioniste të qyteteve të mbështeten me buxhet të rregullt vjetor dhe për krijimin e një fondi të veçante, i cili do të ndahet edhe për teatrot e pavarura dhe nismat tjera teatrore.

Rritja e buxhetit për Trupën e Baletit nuk e arsyeton dështimin e MKRS-së në mosvazhdimin dhe mosrealizimin e projektit për Teatrin e Operës dhe Baletit “Ibrahim Rugova”.  Edhe sot Baleti i Kosovës punon në kushte aspak të favorshme në një ndërtesë me Teatrin Kombëtar.

Ndarja e buxhetit prej 10 mijë eurosh për “Kosovafilmin”, vetëm sa e vulos vendimin e MKRS-së për shurajen e këtj institucioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)