Lawrence: Fama më ka shkatërruar privatësinë
Los Angeles, 30 nëntor - Në një kohë që shumica e njerëzve ëndërrojnë për të fituar famë dhe pasuri, ata që e kanë arritur tashmë famën ankohen për mungesën thuajse totale të jetës private.
Një rast i tillë është aktorja Jennifer Lawrence, e cila ka deklaruar se fama i ka shkatërruar jetën personale.
Fituesja e çmimit Oscar ka thënë për faqen spanjolle mujerhoy.com se nuk ka më liri as për të pirë një kafe e qetë në një lokal çfarëdo.
Jeta private nuk ekziston më për mua. Po mësohem me jetën e re dhe i kam thënë lamtumirë gjërave që çdo njeri i bën pa problem, theksoi 23-vjeçarja.