Lansohet iniciativa për të ndërtuar besimin mes komuniteteve përmes trashëgimisë kulturore
Lansimi do të jetë një ngjarje virtuale të cilën mediat mund ta përcjellin drejtpërdrejt në linkun në vijim https://undp.zoom.us/j/87050977419.
Tomáš Szunyog, Përfaqësues Special i BE-së, Znj. Vjollca Aliu, Drejtoreshë, Drejtoria për Trashëgimi Kulturore, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së dhe partnerë do të jenë prezentë për të shënuar fillimin e projektit që ka për qëllim të ndërtoj besimin midis komuniteteve në Kosovë përmes ndërhyrjeve të trashëgimisë kulturore të cilat promovojnë dialogun, ndërtojnë mirëkuptimin dhe nxisin ndjenjën e zotërimit të përbashkët të trashëgimisë së pasur kulturore të Kosovës tek të gjitha komunitetet.
Projekti Trashëgimia Kulturore si Shtytëse e Dialogut Ndërkomunitar dhe Kohezionit Social, në vlerë prej dy million Euro, financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP) dhe do të zbatohet në Komuna të përzgjedhura në tërë Kosovën.