Lana Del Rey ka probleme me alkoolin
Los Angeles, 11 maj - Kur ka qenë adoleshente e ka dashur shumë pijen, por megjithëse ka tetë vite esëll, Lana Del Rey ka zbuluar se ekziston rreziku i kthimit tek vesi i vjetër.
Këngëtarja është shprehur për revistën Fashion: Kur nuk respektohet puna ime, mua më vjen të nis sërish pijen. Kur ndjej që njerëzit nuk e pëlqejnë muzikën time, dua të pi.
Mendoj se është e nevojshme të ndjesh respektin e kolegëve. Nuk besoj tek shprehja ajo që nuk të vret, të bën më të fortë. Kur të tjerët sillen mirë me ty bëhesh më e fortë, theksoi Lana Del Rey.