Lady Gaga viziton shtëpinë e Amy Winehouse
Londër, 27 nëntor - Lady Gaga ka vendosur të shkojë në shtëpinë ku jetonte Amy Winehouse për t′i bërë homazhet një heroine muzikore.
Ndër të tjera, vetë këngëtarja kishte deklaruar publikisht gjendjen e shokimit, pas zbulimit të vdekjes së interpretueses së Back To Black, shkruan tabliodi anglez \"Sun\".
Pas disa muajsh nga vdekja e saj, Gaga vajti në banesën e yllit të muzikës, duke komentuar kështu në Twitter:
\"Nuk isha askush kur ajo doli në skenë. Amy ndyshoi muzikën pop përgjithmonë. Kujtoj se me të kishte më shumë shpresë dhe ndihesha më pak e vetmuar, falë saj\".
Ndërkaq ka pasur fansa që thonë se gjesti i Gagas është thjesht një reklamë, nga ana e asaj që duhet të jetë ndër kandidatet e mundshme për të interpretuar rolin e Amy-t në një film.