Lady Gaga viziton Japoninë
Tokio, 22 qershor - Një turmë madhështore është mbledhur në aeroportin ndërkombëtar të Tokios, për të pritur mbërritjen e Lady Gaga.
Këngëtarja ka ardhur në Japoni për të marrë pjesë në spektaklin e organizuar nga MTV për Kryqin e Kuq japonez.
Stefania Germanota, emri i vërtetë i artistes amerikane, u ka treguar fansave aziatikë dhe mediave byrzylykun e saj të solidaritetit me shkrimin Ne lutemi për Japoninë.
Shfaqja e madhe për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit do të mbahet më 25 qershor.