Lady Gaga triumfon në European Music Awards
Madrid, 8 nëntor - Lady Gaga e Jaustin Bieber janë triumfuesit e edicionit të vitit 2010 të European Music Awards të MTV këtë vit të zhvilluar në Madrid.
Lady Gaga ka fituar tre çmime, kënga me e mirë, artistja më e mirë femër dhe artistja më e mirë pop. Lady Gaga tërhoqi çmimet në Budapest ku ndodhet për një turne të sajin.
Justin Bieber, i riu kanadez që po bëhet idhull i adoleshentëve ka fituar dy çmime, artisti më i mirë mashkull dhe artisti i ri më premtues.
Por në çmimet e rrjetit MTV mbetet pa vlerësim këngëtarja më e dashur dhe e ndjekur nga të rejat, Miley Cyrus, që u mund nga Gaga.
Për herë të parë në 17 edicione të MTV European Music Awards fitues u shpall edhe një italian, Marco Mengoni që fitoi Best European Awards.