Lady Gaga shpallet qytetare nderi
Sydney, 13 korrik - Këngëtarja e njohur amerikane, Lady Gaga, është shpallur qytetare nderi e Sydneyt për shkak të mbështetjes së palëkundur për çiftet homoseksuale.
Çmimi këngëtares së njohur iu dha në Sydney, ku do të mbajë edhe një koncert të vogël për vetëm 1 mijë fansa në bashkinë e qytetit.
Kryebashkiakja e Sydneyt, Clover Moore, ka deklaruar për media se Lady Gaga ka përdor fuqinë e personit dhe yllit të famshëm për të tërhequr vëmendjen e botës për problemet e homoseksualëve dhe paragjykimet që ekzistojnë.