Lady Gaga, shet bylyzykun për Japoninë
SHBA, 13 mars - Ylli i muzikës pop, Lady Gaga ka nxjerrë në shitje një nga bylyzykët, për viktimat e tërmetit shkatërrues në Japoni.
Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të blejnë bylyzykun, në të cilin shkruan Lutemi për Japoninë.
Me rastin e tërmetit katastrofal, ngushëllime kanë dërguar edhe një numër kolegësh të Ledy Gagas. \"Zemra po më copëtohet për shkak të Japonisë, ka shkruar në Tëiter këngëtarja Alicia Keys.
Japonia është një nga vendet e dashura të mia. Njerëzit atje janë fantastikë dhe kanë kulturë të jashtëzakonshme. Lutem për ta. Të gjithë duhet t`i ndihmojmë, ka shkruar Justin Bieber.