Lady Gaga premton gjithçka në librin e saj
New York, 4 gusht - Libri i ri i Lady Gagas, që pritet të ketë shumë interes, do të jetë totalisht i pacensuruar dhe do të përfshijë imazhe të këngëtares në tualet.
Krijuesja e hitit \"Born This Way\" ka sqaruar se dialogu i saj me vetveten në këtë libër i pasqyruar në fotografi do të ketë 350 fotografi bardh e zi.
Këtë foto janë shkrepur nga fotografi Terry Richardson gjatë një periudhë dhjetëmujore, duke mos lënë asgjë të shpëtojë, madje as momentet intime të këngëtares në banjo.
\"Terry ishte me mua gjatë gjithë vitit dhe ai nuk është larguar asnjëherë, ai ishte me mua çdo ku, madje edhe në tualet\", theksoi këngëtarja provokuese, Lady Gaga.