Lady Gaga: Po bëhem si Madonna
SHBA, 4 qershor - Lady Gaga është e bindur se ka filluar 'të bëhet si Madonna, sepse nëna e saj ngjan në superyllin e muzikës pop.
Lady Gaga shpeshherë krahasohet me stilin e Madonnas, ndërsa ajo shprehet e kënaqyr mbi lëvdërimet dhe krahasimin me idhullin e saj, duke qenë e bindur se do të bëhet si Madonna kur të arrijë të pesëdhjetat.
"Ne krahasohemi me njëra-tjetrën, përkundër faktit që quhemi biondina, bruneta, zezake, të bardha, apo lesbike. Por në një nivel tjetër, duket interesante, sepse nëna ime aktualisht duket si Madonna. Dhe sa më e moshuar që po bëhem, dukem më shumë e më shumë si nëna ime. Kështu që, ndonjëherë vetëm dua të them, nuk është gabimi im që dukem sikur ajo", u shpreh Gaga në emisionin e Larry King.