Lady Gaga paraqit me fustan nusërie
Londër, 10 shtator - Lady Gaga njihet për guston e saj të çuditshme në zgjedhjet e veshjeve, por mbrëmjen e së dielës e ekzagjeroi kur u paraqit në një festë në Londër së bashku me Rihanna dhe Jay-Z e veshur me fustan nuseje.
Këngëtarja 26-vjeçare kishte nevojë për ndihmën e dikujt për ti mbajtur bishtin e gjatë të fustanit të bardhë.
Pasi mbaroi festa, Lady Gaga u kthye në hotel ku vazhdoi shfaqjen e saj për fotografët. Ajo u ul në hyrjen e hotelit dhe u fotografua me një fans të veshur si John Lennon.