29 Dhjetor 2024

Lady Gaga nxjerr para kohe këngën e re

New York, 13 gusht - Lady Gaga ka nxituar të publikojë këngën e saj të re, “Applause”, pasi pjesë të saj filluan të publikoheshin online në mënyrë pirate.

“Muzika pop ndodhet në emergjencë”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në Twitter, teksa kënga u publikua në iTunes dhe YouTube.

“Applause”, kënga e re e Lady Gaga që prej vitit 2011, fillimisht ishte planifikuar që të publikohej më 19 gusht.

Rrjedhjet, siç quhen ndryshe materialet e publikuara ilegalisht në internet, janë kthyer në pjesë të jetës së përditshme për yjet e muzikës si Beyonce, Katy Perry dhe Jay-Z, që kanë pasur fatin e Lady Gaga më herët gjatë vitit.

Nga publikimet e parashikuara deri tani për vitin 2013, vetëm David Bowie arriti ta mbante nën kontroll albumin e tij. Publikimi i këngës që shënoi kthimin e tij, “Where Are We Now”, mëngjesin e ditëlindjes së 66 të tij erdhi si një surprizë për fansat dhe kritikët në mbarë botën.

Pamje jocilësore nga videoja e re e Gaga filluan të shfaqeshin online që ditën e shtunë. “Zoti në parajsë, përse?”, tuitoi 27-vjeçarja, duke fajësuar hakersat. “Nuk prisnit dot edhe një të

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)