30 Dhjetor 2024

Lady Gaga në gjyq përballë ish-asistentes

New York, 23 tetor - Pas publikimit të albumit dhe videoklipit të ri, Lady Gaga ka gjetur kohën për t’u përballur në gjykatë me ish-asistenten e saj, e cila e ka akuzuar se nuk i ka paguar orët shtesë.

Denoncimi i Jennifer O’Neil u bë një vit me parë. Ajo pretendon se këngëtarja nuk i ka paguar orët shtesë dhe se gjatë gjithë kohës që kishte punuar si ndihmëse e këngëtares, ishte ndjerë më shumë një skllave duke u detyruar të plotësonte tekat më të çuditëshme të këngëtares.

Madje në dëshminë e saj, ajo thotë se në më shumë se një rast është “detyruar” që të flinte në të njëjtin shtrat me këngëtaren, pasi ajo kishte frikë të flinte vetëm.

“E! News” shkruan se për momentin nuk dihen detaje të tjera për kërkesën e avokatëve, por Gaga ka pritur deri në momentin e fundit për t’iu përgjigjur ashpër akuzave të ngritura kundër saj.

“Mendon se është mbretëresha e universit, por në të vërtetë thjesht nuk do të jetë skllavja e askujt, sepse në punën time unë jam mbretëresha e universit çdo ditë të Zotit”, ka deklaruar këngëtarja, duke pretenduar se puna nuk kishte orare fikse dhe asistentja duhet të ishte e pranishme në momentin që ajo kishte nevojë për të.

Seanca e parë gjyqësore është caktuar më datë 4 nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)