Lady Gaga me sëmundje trasheguese
Los Angeles, 20 prill - Këngëtarja e njohur botërisht për suksesin e saj në botën e muzikës ka marë përgjigje pozitive për testin për sëmundjen e lupusit. Këtë sëmundje, Lady Gaga e ka të trashëguar, pasi tezja e saj vdiq nga lupusi në moshën 19-vjeçare.
Duhet të kujdesem shumë, pasi lupusi në familjen time është gjenetike. Nuk kam shenja të kësaj sëmundjeje, por fakti që testi doli pozitiv, më bën të tregoj më shumë kujdes, tha këngëtarja për mediet.
Lupus është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë.
Ai mund të jetë e vështirë për tu diagnostikuar, sepse shenjat dhe siptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës, që ngjan me krahët e një fluture.